Chia seeds

Safe2Eat

Fushata #Safe2EatEU ju ndihmon të zbuloni më shumë rreth sigurisë ushqimore në Evropë, në mënyrë që të mund të merrni vendime të mirinformuara në lidhje me se çfarë ushqimi të blini, të konsumoni dhe të shijoni në mënyrë të sigurt dhe të shëndetshme – çdo ditë!

Temat e Safe2Eat

Çfarë përmbajnë ushqimet tuaja

Përbërësit ndikojnë në shijen e ushqimit dhe, deri diku, edhe në çmimin që paguajmë. Duhet të theksohet se përbërësit ushqimorë në Evropë, qofshin aditivë, aromatizues apo përbërës që rrjedhin nga teknologjitë e reja, duhet t’i nënshtrohen një vlerësimi sigurie përpara se të përdoren në ushqime.

Ushqimi dhe shëndeti juaj

Për shumicën prej nesh, diversifikimi i ushqimeve që konsumojmë, pra përdorimi i shumë përbërësve të freskët krahas ushqimeve të përpunuara, dhe i metodave të ndryshme të gatimit, ndihmon në ekuilibrimin e dietës dhe kontribuon në shëndetin dhe mirëqenien tonë.

Trajtimi i sigurt i ushqimit

Ushqimi juaj është i sigurt kur është i freskët dhe i trajtuar siç duhet. Rregulloret evropiane dhe kombëtare të bazuara në të dhëna shkencore ndihmojnë fermerët, bizneset, restorantet dhe juve si konsumatorë, për të garantuar sigurinë ushqimore të vakteve tuaja të përditshme.

Vendet pjesëmarrëse

Mësoni rreth sigurisë ushqimore në vendin tuaj me informacione të personalizuara lidhur me zhvillimet në të gjitha vendet tona pjesëmarrëse.

Webtools snippet

Paketa e materialeve

Paketa jonë e materialeve ofron burime specifike të përshtatura sipas vendit – materiale për shtyp, ilustrime, postime në mediat sociale etj. – për tema të përzgjedhura mbi sigurinë ushqimore, higjienën ushqimore dhe shëndetin dhe të ushqyerit.

Hidhini një sy paketës sonë të materialeve!